Këngëtari Meda me thirrje për qytetarët: Mos e shani UÇK-në
Këngëtari Meda, në një lidhje me emisionin Kosova Live në T7, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin gjuhë fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të saj. Meda tha se liria që gëzohet sot është rezultat i sakrific...


Këngëtari Meda, në një lidhje me emisionin Kosova Live në T7, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin gjuhë fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të saj.
Meda tha se liria që gëzohet sot është rezultat i sakrificës së djemve të UÇK-së, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta ruajnë respektin ndaj tyre.
Ai gjithashtu ka konfirmuar se do t’i bashkohet marshit të 12 tetorit, ndërsa ka ftuar edhe kolegët e tij nga estrada që t’i bashkohen.
Për më shumë ndiqni videon e plotë:
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.