“Keni iluzione”, Sveçla i drejtohet gazetarit: A po m’tregon cila është përgjegjësia e Qeverisë?

Përkundër shkeljeve të evidentuara në raportin për rastin e Arlinda Zekajt, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk e konsideron se Qeveria ka dështuar në këtë rast. I pyetur nga gazetari për përgjegjësinë e ekzekutivit, ai kërko...

tetor 30, 2026 - 11:30
“Keni iluzione”, Sveçla i drejtohet gazetarit: A po m’tregon cila është përgjegjësia e Qeverisë?

Përkundër shkeljeve të evidentuara në raportin për rastin e Arlinda Zekajt, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk e konsideron se Qeveria ka dështuar në këtë rast.

I pyetur nga gazetari për përgjegjësinë e ekzekutivit, ai kërkoi të sqarohej se për cilën përgjegjësi direkte të Qeverisë bëhet fjalë, ndërsa i tha se kanë iluzione nëse presin që sistemi të mos ketë vështirësi.

Gazetari: A konsideroni se ka dështuar Qeveria?

Sveçla: Kush Qeveria? A po m’tregon cila është përgjegjësia e Qeverisë?

“Nëse prisni që i gjithë sistemi nuk do të ketë vështirësi në qeverisje, atëherë keni iluzione më vjen keq” – thotë ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.