Kërcënohet publikisht Ramush Haradinaj, profili rus paralajmëron sulm ndaj familjes së tij
Një llogari në rrjetet sociale ka publikuar një koment me përmbajtje kërcënuese në profilin zyrtar të ish-kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinajt. Profili, i cili përdor emrin “Goran Gogo Frkz” dhe është i shkruar në gjuhën cirilike, ka pu...


Një llogari në rrjetet sociale ka publikuar një koment me përmbajtje kërcënuese në profilin zyrtar të ish-kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinajt.
Profili, i cili përdor emrin “Goran Gogo Frkz” dhe është i shkruar në gjuhën cirilike, ka publikuar një mesazh fyes dhe kërcënues në hapësirën e komenteve.
Në koment shkruhet: “Në këtë reagim shkruhet tekstualisht: “Oooo teroristicki kozojebu , jebat cemo ti sve zensko u familiji brzih dana” (Përkthimi: “Ooo terrorist…, do t’ia q*jmë krejt femrat e familjes tënde brenda pak ditësh”).
Ky incident vjen në një moment mjaft delikat të aktualitetit politik në vend. Përgjatë zhvillimeve të fundit lidhur me proceset në Gjykatën e Hagës, në Kosovë janë shtuar ndjeshëm edhe diskutimet që propozojnë Ramush Haradinajn për President të Republikës.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.