Kërcënoi ish-bashkëshorten në shtëpi, arrestohet 28-vjeçari në Shkup

Një 28-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi dyshohet se ka kërcënuar ish-bashkëshorten e tij 37-vjeçare. Sipas SPB Shkup, rasti ka ndodhur më 19 shtator, rreth orës 11:00, në një shtëpi familjare në territorin e Karposhit. Grua...

shtator 20, 2026 - 14:30
Kërcënoi ish-bashkëshorten në shtëpi, arrestohet 28-vjeçari në Shkup

Një 28-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi dyshohet se ka kërcënuar ish-bashkëshorten e tij 37-vjeçare.

Sipas SPB Shkup, rasti ka ndodhur më 19 shtator, rreth orës 11:00, në një shtëpi familjare në territorin e Karposhit. Gruaja ka raportuar rastin në polici, pas së cilës 28-vjeçari është arrestuar rreth orës 15:30.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

Flaka

The post Kërcënoi ish-bashkëshorten në shtëpi, arrestohet 28-vjeçari në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.