Kërcënoi ish-punëdhënësen dhe dëmtoi hyrjen e kompanisë, policia zhvillon bisedë me një grua në Shkup

Policia e Shkupit ka zhvilluar bisedë zyrtare me një grua nga Shkupi, pas denoncimit se ajo kishte kërcënuar përmes telefonit ish-punëdhënësen e saj dhe kishte dëmtuar hyrjen e kompanisë ku kishte punuar më parë. Sipas SPB Shkup, denonci...

tetor 26, 2026 - 20:00
Kërcënoi ish-punëdhënësen dhe dëmtoi hyrjen e kompanisë, policia zhvillon bisedë me një grua në Shkup

Policia e Shkupit ka zhvilluar bisedë zyrtare me një grua nga Shkupi, pas denoncimit se ajo kishte kërcënuar përmes telefonit ish-punëdhënësen e saj dhe kishte dëmtuar hyrjen e kompanisë ku kishte punuar më parë.

Sipas SPB Shkup, denoncimi përfshin pretendime se gruaja kishte përdorur forcë fizike për të dëmtuar derën hyrëse të objektit dhe kishte derdhur lëndë të ndezshme brenda tij.

Biseda zyrtare është zhvilluar më 26 tetor, rreth orës 08:00, nga nëpunësit e Njësisë për Kriminalitet të Dhunshëm pranë SPB Shkup.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të vijojë kallëzimi përkatës.

Flaka

The post Kërcënoi ish-punëdhënësen dhe dëmtoi hyrjen e kompanisë, policia zhvillon bisedë me një grua në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.