Kërkohej me fletëarrestim, arrestohet 50-vjeçari në Tetovë

Një 50-vjeçar nga Tetova është arrestuar nga policia pasi kërkohej me fletëarrestim në bazë të një urdhërese gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg. Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se arrestimi i F.R. (50) është krye...

shtator 9, 2026 - 16:00
Kërkohej me fletëarrestim, arrestohet 50-vjeçari në Tetovë

Një 50-vjeçar nga Tetova është arrestuar nga policia pasi kërkohej me fletëarrestim në bazë të një urdhërese gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se arrestimi i F.R. (50) është kryer më 8 shtator 2026, rreth orës 14:15, në rrugën “180” në Tetovë, nga zyrtarët policorë të SPB Tetovë.

Sipas MPB-së, për 50-vjeçarin kishte urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e një dënimi prej një viti e gjashtë muaj burg, për vepër penale sipas nenit 144, paragrafi 5, në lidhje me paragrafët 1 dhe 4 të Kodit Penal.

Pas arrestimit, personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar nga gjykata.

Flaka

The post Kërkohej me fletëarrestim, arrestohet 50-vjeçari në Tetovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.