Kërkohej në Maqedoni, arrestohet në Ferizaj
Zyrtarët e Policisë së Kosovës nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim të ngushtë me stacionin policor të Ferizajt, kanë realizuar mbrëmjen e së hënës një operacion të suksesshëm policor që çoi në arrestimin e një...
Zyrtarët e Policisë së Kosovës nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim të ngushtë me stacionin policor të Ferizajt, kanë realizuar mbrëmjen e së hënës një operacion të suksesshëm policor që çoi në arrestimin e një personi të kërkuar ndërkombëtarisht.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 21:00 është vendosur në pranga i dyshuari me inicialet N.R., i cili gëzon dy shtetësi: atë të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.
I arrestuari kërkohej përmes një urdhërarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, pasi i ishte shmangur për një kohë përballjes me drejtësinë.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa po vijojnë procedurat ligjore për hapat e mëtejshëm.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.