Kërkohej për një vrasje në Maqedoni: Turku 31-vjeçar bie në prangat e policisë shqiptare në Morinë!

Një shtetas turk, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për dyshime se ishte përfshirë në një vrasje në Maqedoninë e Veriut, është arrestuar nga policia shqiptare gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri. Sipas Policisë së Shqipërisë, 31-v...

tetor 30, 2026 - 16:01
Kërkohej për një vrasje në Maqedoni: Turku 31-vjeçar bie në prangat e policisë shqiptare në Morinë!

Një shtetas turk, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për dyshime se ishte përfshirë në një vrasje në Maqedoninë e Veriut, është arrestuar nga policia shqiptare gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri.

Sipas Policisë së Shqipërisë, 31-vjeçari me inicialet B.K. është identifikuar dhe ndaluar në pikën kufitare të Morinës, gjatë kontrolleve të intensifikuara për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni është realizuar nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tiranën. Verifikimet kanë konfirmuar se i dyshuari kërkohej nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për përfshirje të mundshme në një vrasje.

Urdhërarresti është lëshuar në bazë të një urdhri të Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, të datës 27 tetor 2026.

Pas arrestimit, strukturat e specializuara për hetimin e krimeve të rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë së Kukësit kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.

Interpol Tirana, në koordinim me institucionet kompetente të Maqedonisë së Veriut, po vijon procedurat për dorëzimin e 31-vjeçarit tek autoritetet maqedonase.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.