Kërkohej për ‘vjedhje të rëndë’, 29-vjeçari arrestohet sapo mbërrin në Aeroportin e Shkupit

Policia në Aeroportin e Shkupit ka arrestuar një 29-vjeçar nga fshati Toplicë i Gostivarit, i cili kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg. Arrestimi është bërë më 21 shtator, rreth orës 12:30, gjatë hyrjes së tij në vend ...

shtator 22, 2026 - 14:00
Kërkohej për ‘vjedhje të rëndë’, 29-vjeçari arrestohet sapo mbërrin në Aeroportin e Shkupit

Policia në Aeroportin e Shkupit ka arrestuar një 29-vjeçar nga fshati Toplicë i Gostivarit, i cili kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg.

Arrestimi është bërë më 21 shtator, rreth orës 12:30, gjatë hyrjes së tij në vend në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.

Sipas policisë, ndaj I.Ç. ishte lëshuar urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit prej dy vjetësh burg, për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Pas arrestimit, 29-vjeçari është dërguar në Burgun e Shkupit për vuajtjen e dënimit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.