“Kërkojmë dorëheqjen e Kurtit”, organizatori u bën thirrje qytetarëve për protestën e nesërme

Organizatori i protestës së paralajmëruar për nesër në Prishtinë, Durim Aliu, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që do të mbahet në Sheshin Skënderbeu, në orën 12:00. Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka theksuar se protes...

tetor 31, 2026 - 23:30
“Kërkojmë dorëheqjen e Kurtit”, organizatori u bën thirrje qytetarëve për protestën e nesërme

Organizatori i protestës së paralajmëruar për nesër në Prishtinë, Durim Aliu, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që do të mbahet në Sheshin Skënderbeu, në orën 12:00.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka theksuar se protesta nuk organizohet për interesa partiake, por për qytetarët, familjet dhe të ardhmen e Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, e jo vetëm ndryshimi i ministrave.

“Albin Kurti, ditët e llogaridhënies kanë ardhur! Nesër nuk dalim për parti, por për qytetarët, për familjet tona dhe për të ardhmen e Kosovës. Nuk kërkojmë ndërrim ministrash. Kërkojmë dorëheqjen e Albin Kurtit!”, ka shkruar Aliu.

Në fund, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos presin që të tjerët të reagojnë në vend të tyre, duke e përmbyllur mesazhin me sloganin: “Republika është e qytetarëve!”.

Protesta është paralajmëruar të mbahet të dielën, më 1 nëntor, në orën 12:00, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.