Këta janë emrat e hedhur në tavolinë nga VV për president
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, i ftuar në emisionin “Gazeta”, ka bërë të ditur se VV-ja ka bërë përpjekje për tejkalimin e ngërçit politik duke propozuar disa emra për postin e presidentit të Kosovës. Sipas Halitit, bëhet f...
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, i ftuar në emisionin “Gazeta”, ka bërë të ditur se VV-ja ka bërë përpjekje për tejkalimin e ngërçit politik duke propozuar disa emra për postin e presidentit të Kosovës.
Sipas Halitit, bëhet fjalë për figura që, sipas tij, janë kredibile dhe mund ta ushtrojnë me dinjitet këtë funksion.
“Ne jemi munduar që ta tejkalojmë këtë ngërç politik duke propozuar disa emra, të cilët konsiderojmë se janë kredibilë”, ka deklaruar Haliti.
Ndër emrat e përmendur deri tani si pjesë e diskutimeve ishin Andin Hoti, Haki Demolli, Fatmir Sejdiu, Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.