Këtë të diel ndryshon ora: Flihet një orë më shumë, por kur do të hiqet kjo praktikë?

Të dielën, më 25 tetor, Maqedonia e Veriut kalon në llogaritjen dimërore të kohës. Akrepat në orën 03:00 do të kthehen një orë prapa, në 02:00, duke mundësuar një orë gjumë më shumë. Ndryshimi sjell errësim më të hershëm në orët e pasdites....

tetor 21, 2026 - 15:00
Këtë të diel ndryshon ora: Flihet një orë më shumë, por kur do të hiqet kjo praktikë?

Të dielën, më 25 tetor, Maqedonia e Veriut kalon në llogaritjen dimërore të kohës. Akrepat në orën 03:00 do të kthehen një orë prapa, në 02:00, duke mundësuar një orë gjumë më shumë.
Ndryshimi sjell errësim më të hershëm në orët e pasdites. Edhe pse Parlamenti Evropian votoi në vitin 2019 për heqjen e ndryshimit sezonal të orës, vendimi nuk është zbatuar.
Maqedonia e Veriut ka paralajmëruar se do ta heqë këtë praktikë kur të merret një vendim përfundimtar dhe të harmonizohet qëndrimi me Bashkimin Evropian.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.