“Kjo është diplomaci”, reagimi i Edi Ramës ndaj Serbisë i pëlqen deputetes britanike

Deputetja britanike, Alica Kearns, e ka shpërndarë një postim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në X, i cili reagoi pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se po e shqyrtojnë devijimin e rrjedhës së lumit Ib...

gusht 11, 2026 - 13:00
“Kjo është diplomaci”, reagimi i Edi Ramës ndaj Serbisë i pëlqen deputetes britanike
“kjo-eshte-diplomaci”,-reagimi-i-edi-rames-ndaj-serbise-i-pelqen-deputetes-britanike

“kjo-eshte-diplomaci”,-reagimi-i-edi-rames-ndaj-serbise-i-pelqen-deputetes-britanike

Deputetja britanike, Alica Kearns, e ka shpërndarë një postim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në X, i cili reagoi pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se po e shqyrtojnë devijimin e rrjedhës së lumit Ibër.

Në një postim të gjatë në X, Rama theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Serbisë dhe se mbështetja e Tiranës për Kosovën nuk ka nevojë për narrativën e një “Shqipërie të Madhe”.

Sipas kryeministrit shqiptar, Kosova është një shtet më vete dhe shqiptarët e Kosovës janë qytetarë të Republikës së Kosovës, me institucionet dhe të drejtën e tyre për të përcaktuar të ardhmen.

”Kjo është diplomaci”, shkroi Kearns në X, duke shpërndarë reagimin e Ramës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.