Kjo është Maqedonia e maqedonasve!” – shqiptari largohet nga puna pse foli shqip me klientin (VIDEO)
Albert Poloska, i punësuar në kompaninë private “Eurolab” që importon shumë marka të njohura si “illy Caffe”, “Peroni” e “Corona”, ka denoncuar publikisht se është larguar nga puna sepse ka folur shqip gjatë një takimi biznesi. Portalix ka ...
Albert Poloska, i punësuar në kompaninë private “Eurolab” që importon shumë marka të njohura si “illy Caffe”, “Peroni” e “Corona”, ka denoncuar publikisht se është larguar nga puna sepse ka folur shqip gjatë një takimi biznesi.
Portalix ka trajtuar rastin e Albertit, i cili ka rrëfyer se gjatë një vizite të një biznesi në Dibër për të lidhur bashkëpunim, pronari i tij kishte nisur të fliste shqip, pasi që maqedonishten nuk e kishte ditur mirë. Megjithatë, ky veprim ka revoltuar partneren e tij në takim, e cila ka kërkuar me ngulm që të flitej vetëm maqedonisht.
Pas takimit, Poloska tregon se e ka telefonuar pronarja e kompanisë, e cila e ka qortuar ashpër me fjalët se “kjo është Maqedonia e maqedonasve dhe këtu flitet vetëm maqedonisht”, ndërsa menjëherë pas kësaj bisede, atij i është kumtuar largimi nga puna.
Lidhur me këtë rast diskriminimi, Albert Poloska i është drejtuar inspektorateve dhe institucioneve përkatëse, duke kërkuar mbrojtje ligjore dhe drejtësi. (INA)
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.