Klekovski do të ketë takim me të lënduarit nga zjarri në “Puls” për mjekimin e tyre të mëtutjeshëm
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski tashmë ka pasur takim me mjekët në Beograd, ndërsa në Sofje do të udhëtojë të hënën që të saktësohen hollësitë rreth mjekimit të mëtutjeshëm dhe operacioneve të ndërlikuara për të rinjtë e lënduar në...
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski tashmë ka pasur takim me mjekët në Beograd, ndërsa në Sofje do të udhëtojë të hënën që të saktësohen hollësitë rreth mjekimit të mëtutjeshëm dhe operacioneve të ndërlikuara për të rinjtë e lënduar në diskotekën “Puls” të Koçanit. Klekovski sot pas vizitës në Spitalin Klinik – Shtip paralajmëroi se javën e ardhshme do të ketë takim edhe me të lënduarit në Koçan.
“Të hënën isha në Beograd dhe pata takim me ministrin Lonçar, për të sqaruar detajet. Javën tjetër, të hënën, do të jem në Bullgari për një takim në Sofje me ministrin e tyre. Pres që të finalizojmë pozicionet për fazën tjetër të trajtimit të të lënduarve nga Koçani. Javën tjetër planifikoj të shkoj në Koçan, të takohem me të lënduarit dhe t’i informoj se cili është plani”, deklaroi Klekovski pasi vizitoi Spitalin e Shtipit.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.