Klodi dhe Elijona i japin fund përfundimisht lidhjes, zbulohet arsyeja e dhimbshme
Elijona dhe Klodi i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes së tyre, ndërsa ndarja e çiftit të njohur është konfirmuar nga burime të Prive në Klan Kosova. Çifti, i cili për një periudhë të gjatë kishte qenë në vëmendjen e publikut dhe të ndje...


Elijona dhe Klodi i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes së tyre, ndërsa ndarja e çiftit të njohur është konfirmuar nga burime të Prive në Klan Kosova.
Çifti, i cili për një periudhë të gjatë kishte qenë në vëmendjen e publikut dhe të ndjekësve në rrjetet sociale, duket se ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies pas një periudhe të vështirë që kishin kaluar në aspektin personal.
Sipas burimeve të Prive, vendimi për ndarje tashmë është përfundimtar, duke i dhënë fund një historie që kishte tërhequr jo pak vëmendje.
Edhe pse gjatë kohëve të fundit ishin shfaqur sinjale se marrëdhënia mes tyre mund të ishte duke kaluar një krizë, shumë prej atyre që i kanë ndjekur dhe simpatizuar dyshen kishin shpresuar se kjo periudhë do të kalonte.
Megjithatë, veprimet e fundit të Elijonës dhe Klodit në rrjetet sociale kanë shtuar dyshimet dhe tashmë konsiderohen si një tjetër tregues i qartë për përfundimin e lidhjes.
Dyshja nuk ndiqet më në rrjetet sociale, ndërsa nga profilet e tyre janë fshirë edhe fotografitë e përbashkëta që kishin publikuar gjatë kohës sa ishin bashkë.
Këto ndryshime nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, veçanërisht duke pasur parasysh interesimin që çifti kishte krijuar ndër vite.
Në rrjetet sociale, fotografitë dhe paraqitjet e përbashkëta të tyre kishin qenë pjesë e momenteve që publiku i kishte ndjekur me interes.
Në një kohë kur shumë prej fansave të tyre menduan se kriza mes çiftit mund të ishte tejkaluar dhe se marrëdhënia po rikthehej në normalitet, lajmi për ndarjen përfundimtare ka ardhur si një surprizë.
Kështu, Elijona dhe Klodi tashmë i përkasin historisë së njëri-tjetrit si çift, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ndonjëri prej tyre do të flasë publikisht për arsyet që çuan në vendimin për t’i dhënë fund lidhjes.
Deri tani, as Elijona dhe as Klodi nuk kanë bërë një deklaratë publike të drejtpërdrejtë lidhur me ndarjen, ndërsa konfirmimi vjen përmes burimeve të Prive KlanKosova dhe zhvillimeve të fundit në profilet e tyre në rrjetet sociale./ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.