Klodi dhe Elijona nisin bashkëjetesën, por nuk u ecën mirë – ai e bën publik problemin e madh që u shfaq pasi jetuan bashkë

Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj po vazhdojnë lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të aventurës në Big Brother VIP Kosova 4, ndërsa duket se marrëdhënia e tyre ka marrë një tjetër hap të rëndësishëm. Çifti tashmë ka nisur edhe bashkëjetesë...

gusht 10, 2026 - 19:00
Klodi dhe Elijona nisin bashkëjetesën, por nuk u ecën mirë – ai e bën publik problemin e madh që u shfaq pasi jetuan bashkë

Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj po vazhdojnë lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të aventurës në Big Brother VIP Kosova 4, ndërsa duket se marrëdhënia e tyre ka marrë një tjetër hap të rëndësishëm.

Çifti tashmë ka nisur edhe bashkëjetesën, duke kaluar nga ditët e qëndrimit së bashku në shtëpinë e Big Brother-it në një realitet të ri, këtë herë larg kamerave dhe atmosferës së spektaklit.

Jeta nën një çati duket se po u sjell edhe situatat e para të zakonshme të një çifti, por Klodian Mihaj ka zgjedhur t’i ndajë ato me humor me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Ai ka bërë një postim në X, ku në mënyrë shakatore ka kërkuar “ndihmë” për një prej zakoneve të partneres së tij.

“Dikush ta ndalë Elin nga blerjet shtëpiake, ju lutem”, ka shkruar Klodi, duke lënë të kuptohet se Elijona qenka duke u treguar tepër e dhënë pas blerjeve për shtëpinë.

Postimi i tij duket se ka argëtuar ndjekësit, të cilët nuk kanë vonuar të reagojnë dhe të japin edhe sugjerimet e tyre për çiftin.

Një prej ndjekësve i ka propozuar që këto situata t’i shndërrojnë në përmbajtje për TikTok, duke e kthyer përvojën e tyre të përditshme si çift në materiale argëtuese për publikun.

Ideja duket se i ka pëlqyer Klodit, i cili iu përgjigj shkurtimisht: “Në rregull, TikTok më vonë”.
Kjo përgjigje ka lënë të kuptohet se çifti mund të jetë duke menduar që një pjesë të përditshmërisë së tyre ta ndajë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

Pas gjithë vëmendjes që morën gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 4, Klodi dhe Elijona vazhdojnë të jenë në fokus të publikut edhe pas përfundimit të formatit.

Romanca e tyre, e cila nisi dhe u zhvillua gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, duket se po vazhdon edhe në jetën reale.

Tashmë, larg kamerave të spektaklit, ata po përballen me një tjetër fazë të marrëdhënies, atë të bashkëjetesës dhe të përditshmërisë së përbashkët.

Dhe siç duket nga reagimi i fundit i Klodit, kjo përditshmëri nuk mungon në humor.

Blerjet për shtëpinë, angazhimet e vogla dhe situatat e zakonshme mes një çifti duket se po bëhen pjesë e momenteve të tyre të reja së bashku.

Pas romancës së krijuar në BBVK, Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj tashmë po zbulojnë njëri-tjetrin edhe në një tjetër realitet, ku përveç dashurisë, pjesë e marrëdhënies janë edhe “sfidat” e vogla të jetës së përbashkët.

Nëse ideja e ndjekësve realizohet, mbetet të shihet nëse këto momente do t’i shohim edhe në videot e tyre të ardhshme në TikTok./ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.