Koci: Pse në protestë po brohoritet ‘Albin spiuni’?
Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me thirrjet dhe brohoritjet e dëgjuara gjatë protestave. Në postimin e tij, Koci ka ngritur pyetjen se përse në protesta po brohoritet...
Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me thirrjet dhe brohoritjet e dëgjuara gjatë protestave.
Në postimin e tij, Koci ka ngritur pyetjen se përse në protesta po brohoritet “Albin spiuni”, duke vlerësuar se ndonëse mund të ketë hapësirë për kritika të shumta, etiketimi i tij si “spiun” është i padrejtë.
Ai ka theksuar se qëllimi i tubimeve nuk duhet të jetë as pro e as kundër kryeministrit Albin Kurti, por se fokusi kryesor duhet të mbetet te kërkesa për drejtësi. Në fund të reagimit të tij, avokati Koci bën thirrje për unitet më shumë se kurrë, duke nënvizuar se me përçarje nuk mund të arrihet asnjë qëllim.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.