Kodi Zgjedhor në pritje të reformës, në rrezik edhe 4.28 milionë euro nga BE-ja
Reformimi i Kodit Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut është bërë i domosdoshëm, ndërsa procesi për ndryshimet ende ndodhet në fazë negociatash. Politologu Qani Nuhiu, në një deklaratë për TVM-2, tha se Kodi aktual nuk u përgjigjet më sfidave të...
Reformimi i Kodit Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut është bërë i domosdoshëm, ndërsa procesi për ndryshimet ende ndodhet në fazë negociatash.
Politologu Qani Nuhiu, në një deklaratë për TVM-2, tha se Kodi aktual nuk u përgjigjet më sfidave të kohës. Sipas tij, ndryshimet duhet të bëhen përmes një kompromisi të gjerë politik, me përfshirjen e sa më shumë partive.
Nuhiu theksoi se Kodi Zgjedhor, i miratuar në vitin 2002, është ndryshuar më shumë se 30 herë, ndaj nevojitet një tekst më i qartë dhe funksional që garanton përfaqësim më të mirë dhe standarde demokratike.
Ai përmendi edhe presionin ndërkombëtar për reformën, duke vlerësuar se është koha që ndryshimet të miratohen pa vonesë.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal janë pjesë e detyrimeve të Agjendës Reformuese. Mosmiratimi i tyre rrezikon edhe 4.28 milionë euro të lidhura me këtë reformë në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Burimi: TVM-2
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.