Kolona të gjata në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Kolona të gjata automjetesh janë krijuar në pikëkalimin kufitar Batrovci–Bajakovo, mes Serbisë dhe Kroacisë, si pasojë e fluksit të madh të mërgimtarëve që po kthehen drejt vendeve të Evropës Perëndimore pas pushimeve verore. Në këtë pikë ...


Kolona të gjata automjetesh janë krijuar në pikëkalimin kufitar Batrovci–Bajakovo, mes Serbisë dhe Kroacisë, si pasojë e fluksit të madh të mërgimtarëve që po kthehen drejt vendeve të Evropës Perëndimore pas pushimeve verore.
Në këtë pikë kufitare janë regjistruar pritje të gjata dhe kolona kilometërshe, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të kenë durim dhe të planifikojnë udhëtimin me kohë.
Sezoni veror çdo vit sjell ngarkesë të shtuar në kufirin Serbi–Kroaci, i cili konsiderohet një nga pikat më të frekuentuara të tranzitit për mërgimtarët nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit që udhëtojnë drejt shteteve të Bashkimit Evropian.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
