Komandanti i FSK-së priti në takim Senatoren e SHBA-së për shtetin e Ajovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Senatoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Ajovës, znj. Joni K. Ernst, e cila ishte e shoqëruar nga e ngarkuara me pune ne A...

gusht 11, 2026 - 18:00
Komandanti i FSK-së priti në takim Senatoren e SHBA-së për shtetin e Ajovës
komandanti-i-fsk-se-priti-ne-takim-senatoren-e-shba-se-per-shtetin-e-ajoves

komandanti-i-fsk-se-priti-ne-takim-senatoren-e-shba-se-per-shtetin-e-ajoves

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Senatoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Ajovës, znj. Joni K. Ernst, e cila ishte e shoqëruar nga e ngarkuara me pune ne Ambasadën Amerikane Anu Prattipati dhe Agjutantin e përgjithshëm të Ajovës, Gjeneral Major Stephen Osborn.

Gjatë takimit, Gjenerallejtënant Jashari e ka falënderuar Senatoren Ernst për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen e FSK-së, prioritetet e saj, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

. Po ashtu, u shkëmbyen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale të sigurisë dhe sfidat e përbashkëta.

Në fund të takimit, Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohjen për Senatoren Ernst për vizitën dhe për kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të partneritetit dhe marrëdhënieve bilaterale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.