Komandanti i MSU-së nga Ura e Ibrit: Mund të ndryshojë pozicionimi, por jo gatishmëria jonë
Komandanti i Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar (MSU) të KFOR-it, kolonel Gianfranco Di Fiore, ka vizituar pjesëtarët e kësaj njësie që vazhdojnë të qëndrojnë mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë. Gjatë vizitës, Di Fiore ka vlerësuar punën e pj...


Komandanti i Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar (MSU) të KFOR-it, kolonel Gianfranco Di Fiore, ka vizituar pjesëtarët e kësaj njësie që vazhdojnë të qëndrojnë mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë.
Gjatë vizitës, Di Fiore ka vlerësuar punën e pjesëtarëve të MSU-së në veri të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e pranisë, gatishmërisë dhe aftësisë së tyre për t’iu përgjigjur zhvillimeve të sigurisë.
Ai tha se, pavarësisht ndryshimeve të mundshme në pozicionimin e misionit nëpër Kosovë, përgjegjësitë dhe gatishmëria e KFOR-it mbeten të njëjta.
“Sot pata mundësinë të vizitoj personelin tonë të MSU-së këtu në Mitrovicë dhe të shoh më afër punën e rëndësishme që ata bëjnë çdo ditë. Çdo anëtar luan një rol të rëndësishëm në aftësinë e KFOR-it për të qëndruar prezent, i lëvizshëm dhe i gatshëm për t’u përgjigjur zhvillimeve të sigurisë. këtu në veri të Kosovës, personeli ynë kontribon shumë në vetëdijën situacionale dhe praninë e dukshme të KFOR-it, duke mbetur i përgatitur për të mbështetur mision kudo që të nevojiten, Me përshtatjen e kushteve të sigurisë, aftësitë e tyre bëhen edhe më të rëndësishme dhe përgjegjësitë tona mbetën të pandryshuara. Si komandant i MSU-së jam jashtëzakonisht krenar për profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin që shoh nga personeli ynë çdo ditë. Ata e kuotojnë përgjegjësinë që u është besuar dhe janë të sifurt në gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për teë mbështetur misionin e KFOR-it. Qëndrimi yne mund të përshtatet, por angazhimi ynë, gatishmëria dhe përgjegjësitë mbeten të palëkundura. “, tha ai.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.