Komunalec: Uji i pijshëm në Gostivar është i sigurt, analizat laboratorike konfirmojnë cilësinë
Ndërmarrja Publike „Komunalec“ – Gostivar njofton qytetarët se rezultatet e analizave laboratorike të pranuara më 4 shtator 2026 konfirmojnë se uji nga rrjeti publik i ujësjellësit është i sigurt për konsum. Sipas raporteve zyrtare të Qendr...
Ndërmarrja Publike „Komunalec“ – Gostivar njofton qytetarët se rezultatet e analizave laboratorike të pranuara më 4 shtator 2026 konfirmojnë se uji nga rrjeti publik i ujësjellësit është i sigurt për konsum.
Sipas raporteve zyrtare të Qendrës për Shëndet Publik Tetovë – Njësia Rajonale Gostivar, mostrat e analizuara përmbushin standardet fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, si dhe kriteret ligjore për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm.
Mostrat janë marrë në shtatë pika të rrjetit shpërndarës, përfshirë pompën e benzinës „Makpetrol“ në rrugën JNA, kaptazhin në Vërtok, lagjet Mllaki, Pitarnicë dhe Tullana, si dhe në çezmat publike dhe Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit.
Nga analizat e kryera është konstatuar përputhshmëri me kriteret e përcaktuara për konsum të sigurt të ujit.
Nga „Komunalec“ bëjnë të ditur se monitorimi i cilësisë së ujit do të vazhdojë në mënyrë të rregullt, përmes marrjes së mostrave ditore dhe analizave laboratorike, me qëllim garantimin e një furnizimi të sigurt për qytetarët.
Rezultatet e analizave laboratorike janë publikuar edhe për informimin dhe transparencën e publikut në faqen zyrtare të ndërmarrjes.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.