Komunikacioni zhvillohet pa pengesa në rrugët shtetërore, në disa akse vazhdojnë punimet dhe devijimet

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, por nëpër rrugë të lagështa, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ...

Nëntor 3, 2026 - 08:00
Komunikacioni zhvillohet pa pengesa në rrugët shtetërore, në disa akse vazhdojnë punimet dhe devijimet

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, por nëpër rrugë të lagështa, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga LAMM rekomandojnë përshtatjen e shpejtësisë me kushtet e rrugës, respektimin e sinjalistikës së vendosur dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve. Kujdes i veçantë kërkohet në rrugët që kalojnë nëpër lugina, shtretër lumenjsh dhe gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut dhe rënies së gurëve.

Ky paralajmërim vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

Ndryshime të përkohshme në komunikacion

Nga kompania AD “Ilinden” nga Struga njoftojnë se sot, më 28 tetor 2026, do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit në autostradën A2, në segmentin Kërçovë–Ohër, konkretisht në pjesën Pесocanë–deri te kryqëzimi pranë Arbinovës, për shkak të punimeve për sanimin e korsisë së majtë. Regjimi i përkohshëm do të jetë në fuqi deri në përfundimin e plotë të punimeve.

Ndërkohë, në disa akse të tjera rrugore në vend vazhdojnë punimet ndërtimore dhe sanimet, të cilat shoqërohen me ndryshime të përkohshme të regjimit të komunikacionit.

Në aksin A1, në segmentin Prilep–Kavadar, përkatësisht në pjesën Bellovodicë–Trojakë, komunikacioni zhvillohet me lëshim alternativ të automjeteve, për shkak të aktiviteteve ndërtimore.

Punime ka edhe në rrugën shtetërore A2, në segmentin Gostivar–Kërçovë, konkretisht në urën nr. 63 mbi lumin Tajmishka. Regjimi i përkohshëm do të vazhdojë deri në përfundimin e punimeve për sanimin e urës.

Ndryshime të përkohshme ka edhe në rrugën rajonale R1201, në segmentin Strugë–Dibër, për shkak të punimeve në digën “Glloboçicë”.

Në autostradën A1, në segmentin Gjevgjeli–vendkalimi kufitar “Bogorodicë”, komunikacioni zhvillohet me regjim të ndryshuar. Pjesa nga dalja për Gjevgjeli deri te vendkalimi kufitar është e mbyllur, ndërsa automjetet drejtohen në korsinë e kundërt të autostradës. Në drejtimin nga “Bogorodica” drejt Shkupit, trafiku zhvillohet në dy kahje. Regjim i përkohshëm është vendosur edhe në kryqëzimin e Gjevgjelisë.

Për shkak të rikonstruksionit të vendkalimit kufitar Dellçevë, është vendosur regjim i përkohshëm i komunikacionit, por vendkalimi funksionon pa ndërprerje.

Punime për sanimin e urave vazhdojnë edhe në rrugën rajonale R1204, në Shkup? në segmentin e urës mbi lumin Bregallnicë, si dhe në disa akse të tjera rrugore.

Në kuadër të ndërtimit të Korridorit 10D, në aksin Prilep–Manastir, trafiku është ridrejtuar në rrugën rajonale, në pjesën nga kryqëzimi Lagovë deri në Topollçan.

Ndërsa në rrugën rajonale R1306, në segmentin Prilep–Krushovë–Slladuevë, për shkak të dëmtimeve dhe fundosjes së trupit të rrugës, një pjesë e segmentit nga Malo Konjari deri në Krivogashtan është e mbyllur për komunikacion, ndërsa qarkullimi zhvillohet përmes rrugëve alternative.

Punime ndërtimore ka edhe në aksin pikë kufitare “Bllacë”–Shkup, ku komunikacioni zhvillohet sipas regjimit të përkohshëm dhe sinjalistikës së vendosur.

Edhe në rrugën Kërçovë–Ohër, për shkak të punimeve në disa segmente, qarkullimi zhvillohet përmes devijimeve.

Regjimi sezonal i komunikacionit

Nga 15 prilli, rruga Ohër–Resnjë, përmes Parkut Kombëtar “Galiçica”, është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.

LAMM u bën thirrje shoferëve që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e komunikacionit, veçanërisht në segmentet ku janë duke u zhvilluar punime ndërtimore. Gazeta Flaka

The post Komunikacioni zhvillohet pa pengesa në rrugët shtetërore, në disa akse vazhdojnë punimet dhe devijimet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.