Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me policinë se gjatë vazhdimit të veprimeve në terren është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar në Zubin Potok. “Në k...

gusht 7, 2026 - 18:00
Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale
konfirmohet-prania-e-mbetjeve-mortore-edhe-ne-lokacionin-e-trete-ne-zubin-potok,-thote-prokuroria-speciale

konfirmohet-prania-e-mbetjeve-mortore-edhe-ne-lokacionin-e-trete-ne-zubin-potok,-thote-prokuroria-speciale

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me policinë se gjatë vazhdimit të veprimeve në terren është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar në Zubin Potok.

“Në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave”, thotë prokuroria në njoftim.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin dhe në koordinim të ngushtë ndërinstitucional”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.