Kongresisti Latimer për takimin me Kurtin: Diskutuam se si SHBA mund ta ndihmojë sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës

Kongresisti amerikan George Latimer ka bërë të ditur se është takuar në New York me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin thotë se ka diskutuar për mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund ta ndihmojnë Kosovën në çështjet e siguri...

shtator 28, 2026 - 11:30
Kongresisti Latimer për takimin me Kurtin: Diskutuam se si SHBA mund ta ndihmojë sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës

Kongresisti amerikan George Latimer ka bërë të ditur se është takuar në New York me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin thotë se ka diskutuar për mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund ta ndihmojnë Kosovën në çështjet e sigurisë dhe sovranitetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Latimer e cilësoi takimin si produktiv.

“Në New York pata mundësinë të takohem me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar se si Shtetet e Bashkuara mund ta ndihmojnë vendin e tij në sigurinë dhe sovranitetin e tij”, ka shkruar Latimer.

Ai bëri të ditur se takimi u përmbyll me pranimin e një koleksioni pullash përkujtimore, të cilat shënojnë 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara.

“Ishte një takim produktiv, i cili u përmbyll me dhurimin e një koleksioni pullash përkujtimore të 250-vjetorit, që simbolizojnë festimet e pavarësisë së vendit tonë, ndërkohë që ne mbetemi partnerë në luftën e Kosovës për pavarësinë e saj”, ka shkruar ai.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.