Konjufca u caktua kryesues i grupit punues për strategjinë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

Qeveria e ka miratuar themelimin e një grupi punues për mbështetjen institucionale në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca u caktua kryesues i këtij grupi punues, i cili, siç...

tetor 14, 2026 - 12:00
Konjufca u caktua kryesues i grupit punues për strategjinë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

Qeveria e ka miratuar themelimin e një grupi punues për mbështetjen institucionale në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca u caktua kryesues i këtij grupi punues, i cili, siç tha kryeministri Albin Kurti, do të punojë për bashkërendimin e mbështetjes së shtetit në procesin e Apelit, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila më 16 shtator i shpalli fajtorë, duke i dënuar për krime lufte me nga 13 deri në 25 vjet burgim, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

“Për këtë arsye, sot po themelojmë grupin punues, të kryesuar nga zëendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, me përfaqësim institucional e parlamentar, për të bashkërenduar mbështetjen juridike, institucionale dhe diplomatike në funksion të procedurave të Apelit”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Në këtë mënyrë, sipas Kurtit, po konkretizohet zotimi i Qeverisë për t’u angazhuar për mbrojtjen e luftës së UÇK-së.

“Me këtë vendim, po e konkretizojmë zotimin tonë që, me mjetet që i kemi në dispozicion, të angazhohemi për drejtësi dhe për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës sonë çlirimtare”, tha ai.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.