Konsullata e Kosovës në Strugë mbyllet, shërbimet konsullore kalojnë në Shkup

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Strugë është mbyllur, ndërsa shërbimet konsullore për qytetarët kosovarë në Maqedoninë e Veriut do të ofrohen nga Ambasada e Kosovës në Shkup. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e K...

shtator 22, 2026 - 11:30
Konsullata e Kosovës në Strugë mbyllet, shërbimet konsullore kalojnë në Shkup

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Strugë është mbyllur, ndërsa shërbimet konsullore për qytetarët kosovarë në Maqedoninë e Veriut do të ofrohen nga Ambasada e Kosovës në Shkup.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në RMV, e cila sqaron se vendimi është marrë në bazë të Dekretit Nr. 150/2025 të Presidentes së Republikës së Kosovës dhe Vendimit përcjellës Nr. Ref. 261/2026 të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sipas Ambasadës, mbyllja lidhet me një vlerësim të dinamikës së misionit konsullor dhe synon optimizimin e resurseve, në përputhje me nevojat institucionale.

Megjithatë, Kosova do të vazhdojë të ketë prezencë në Strugë. Atje do të vijojë veprimtarinë Zyra e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës, i cili ka rreth konsullor pikërisht qytetin e Strugës.

Ndërkohë, Ambasada në Shkup do të marrë përsipër ofrimin e shërbimeve konsullore për shtetasit e Kosovës në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Me mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, shërbimet konsullore të Kosovës në RMV përqendrohen në Ambasadën në Shkup. Gazeta Flaka

The post Konsullata e Kosovës në Strugë mbyllet, shërbimet konsullore kalojnë në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.