Kontrabandë në Bogorodicë: Pitonë dhe gjarpërinj të fshehur nën ulësen e veturës
Dogana e Maqedonisë së Veriut ka zbuluar disa pitonë dhe gjarpërinj të tjerë të fshehur në një automjet të drejtuar nga një shtetas i Kosovës, në pikën kufitare të Bogorodicës. Sipas Doganës, zvarranikët ishin vendosur në kuti, të mbështjel...
Dogana e Maqedonisë së Veriut ka zbuluar disa pitonë dhe gjarpërinj të tjerë të fshehur në një automjet të drejtuar nga një shtetas i Kosovës, në pikën kufitare të Bogorodicës.
Sipas Doganës, zvarranikët ishin vendosur në kuti, të mbështjellë me shalle dhe të fshehur nën ulësen e automjetit.
Mes kafshëve të sekuestruara kishte disa lloje pitonësh dhe gjarpërinjsh, përfshirë edhe ekzemplarë të identifikuar si specie të mbrojtura. Autoritetet bëjnë të ditur se në mesin e tyre kishte edhe një gjarpër helmues.
Kafshët do t’u dorëzohen institucioneve kompetente, ndërsa ndaj shtetasit kosovar është nisur procedurë përkatëse.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.