Kontrolli policor në gjithë vendin: 186 shkelje nga shoferët, 37 automjete me defekte teknike
Ministria e Punëve të Brendshme ka evidentuar 186 kundërvajtje nga shoferët dhe 73 parregullsi te automjetet gjatë një kontrolli të përgjithshëm të trafikut, të zhvilluar më 6 nëntor në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Kontro...
Ministria e Punëve të Brendshme ka evidentuar 186 kundërvajtje nga shoferët dhe 73 parregullsi te automjetet gjatë një kontrolli të përgjithshëm të trafikut, të zhvilluar më 6 nëntor në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.
Kontrolli është realizuar nga Sektori për Punë të Trafikut, në periudhën nga ora 14:00 deri në 20:00, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zbulimin e shkeljeve.
Gjatë aksionit janë kontrolluar gjithsej 870 automjete, ndërsa janë konstatuar 73 parregullsi teknike. Prej tyre, 48 automjete janë dërguar në kontroll teknik, ku te 37 është vërtetuar se kishin defekte teknike.
Sa u përket shoferëve, janë evidentuar 186 kundërvajtje, shumica për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosjen e rripit të sigurisë, parkimin e parregullt dhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut.
Gjithashtu, policia ka regjistruar edhe tri raste të veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal, si dhe 137 kundërvajtje të tjera.
Për të gjitha parregullsitë dhe shkeljet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse ligjore.
MPB-ja njofton se do të vazhdojë kontrollet në komunikacion dhe apelon te shoferët që të kontrollojnë rregullisht gjendjen teknike të automjeteve, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në rrugë.
The post Kontrolli policor në gjithë vendin: 186 shkelje nga shoferët, 37 automjete me defekte teknike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.