Kontrollohen dy lokacione në Prishtinë, çka sekuestroi Policia?
Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të importit, eksportit, furnizimi...


Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të importit, eksportit, furnizimit, transportit, prodhimit, ndërmjetësimit ose shitjes së paautorizuar të armëve apo materieve plasëse.
Sipas policisë, bastisjet janë kryer të mërkurën, ndërsa nën dyshim janë tre persona, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë kontrollit, si dëshmi materiale janë gjetur dhe sekuestruar një revole me karikator, 40 fishekë, dy telefona celularë, si dhe disa dokumente identifikuese dhe kartela bankare.
Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.