Korrupsioni në Qeveri zbret te shoferët: 1.500 euro për një vend pune zjarrfikësi
Një punonjës i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është arrestuar nën dyshimin se ka kërkuar 1.500 euro për të ndërmjetësuar për punësimin e një personi si zjarrfikës. I dyshuari,...
Një punonjës i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është arrestuar nën dyshimin se ka kërkuar 1.500 euro për të ndërmjetësuar për punësimin e një personi si zjarrfikës.
I dyshuari, i cili më herët kishte punuar si shofer i një zyrtari të lartë qeveritar, dyshohet se kishte premtuar se do të përdorte ndikimin e tij te zyrtarët e Qytetit të Shkupit për të siguruar punësimin.
Ai u kap në flagrancë gjatë dorëzimit të 500 eurove, pjesë e shumës së kërkuar, ndërsa paratë ishin shënuar paraprakisht nga autoritetet.
Gjykata i ka caktuar 30 ditë paraburgim, ndërsa ndaj tij po zhvillohet procedurë hetimore për veprën penale “Marrja e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”.Gazeta Flaka
The post Korrupsioni në Qeveri zbret te shoferët: 1.500 euro për një vend pune zjarrfikësi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.