Kosova e nis mbarë në Ligën e Kombeve, fiton ndaj Irlandës

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e Ligës së Kombeve, për ta mposhtur Irlandën në Prishtinë. “Dardanët” i kanë arkëtuar pikët e plota për të triumfuar me rezultat 1-0. Kosova e nisi në mënyrë shumë agresive për...

shtator 24, 2026 - 23:00
Kosova e nis mbarë në Ligën e Kombeve, fiton ndaj Irlandës

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e Ligës së Kombeve, për ta mposhtur Irlandën në Prishtinë.

“Dardanët” i kanë arkëtuar pikët e plota për të triumfuar me rezultat 1-0.

Kosova e nisi në mënyrë shumë agresive për të pasur disa raste shënimi, por që mbrojtja irlandeze ishte deri vonë e pathyeshme.

Dy herë mbrojtësit e larguan topin nga goditja e finishit për t’ia mohuar golat dyshes Vedat Muriqi dhe Veldin Hoxhës.

Megjithatë, Kosova vazhdoi me të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë për ta dominuar plotësisht përballjen.

Vedat Muriqi ishte heroi për të zhbllokuar ndeshjen për të realizuar me kokë pas një topi të kthyer nga goditja e Ermal Krasniqit (83’).

Krasniqi pastaj kishte një mundësi të mirë shënimi njësoi si Mërgim Vojvoda por ish-portieri i Liverpoolit me pritje fantastike ua mohoi golin.

Kësisoj, Kosova me plot meritë i arkëtoi pikët e plota në Prishtinë duke e nisur për mrekulli edicionin e Ligës së Kombeve.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.