Kosova me më së shumti turistë në Shqipëri, përbën 15% të vizitorëve të huaj

Numri i vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike në vend u rrit me 17% në qershor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa net-qëndrimet u shtuan me 9.8%, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT mbi Strukturat Akomod...

gusht 17, 2026 - 17:00
Kosova me më së shumti turistë në Shqipëri, përbën 15% të vizitorëve të huaj

Numri i vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike në vend u rrit me 17% në qershor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa net-qëndrimet u shtuan me 9.8%, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT mbi Strukturat Akomoduese.

Rritja ishte më e fortë te vizitorët e huaj. Numri i tyre u rrit me 20.6% në krahasim me qershorin 2025, ndërsa vizitorët rezidentë u shtuan me 7%. Net-qëndrimet e të huajve u rritën me 9.2% dhe ato të rezidentëve me 11.8%.

Të dhënat e qershorit vijnë pas një ecurie me luhatje të turizmit gjatë këtij viti, ku dinamika ka ndryshuar nga muaji në muaj. Operatorët turistikë presin që në tërësi sezoni të ketë një ecuri të ngjashme por ilanci më i plotë i sezonit do të mund të shihet pas përfundimit të muajve kryesorë të verës.

Në qershor, rritja e vizitorëve të huaj ishte më e dukshme në zonat bregdetare. Numri i tyre arriti në 323,426, nga 253,867 në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, një rritje prej rreth 27.4%. Në zonat jo-bregdetare numri u rrit në 122,420, nga 115,816, ose me rreth 5.7%.

Hotelet dhe strukturat e ngjashme pritën 401,836 vizitorë të huaj, krahasuar me 336,226 në qershor 2025. Në akomodimet për pushime dhe strukturat e tjera afatshkurtra, numri i vizitorëve të huaj u rrit në 39,457 nga 27,227 një vit më parë.

Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 41.3%, nga 39.5% në qershor 2025, një rritje prej 1.8 pikë përqindjeje.

Kosova ishte burimi më i madh i vizitorëve të huaj të akomoduar në Shqipëri, me 15% të totalit. Italia përbënte 14%, Polonia 13%, ndërsa Franca dhe Gjermania nga 7% secila. Pjesa tjetër e vendeve zinte 44% të totalit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.