Kosova nderon viktimat e 11 Shtatorit
Kosova i bashkohet sot Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përkujtimin e viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001. Në këtë ditë, në Kosovë zhvillohen aktivitete përkujtimore në nderim të mijëra personave që humbën jetën në sulm...


Kosova i bashkohet sot Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përkujtimin e viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001.
Në këtë ditë, në Kosovë zhvillohen aktivitete përkujtimore në nderim të mijëra personave që humbën jetën në sulmet që tronditën SHBA-në dhe botën.
Përmes këtyre aktiviteteve, Kosova shpreh solidaritetin dhe respektin e saj për viktimat, familjet e tyre dhe popullin amerikan.
Në ora 09:00, ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, do të bëjnë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit, në ShBA.
Pas homazheve, U.D. Presidentja Haxhiu dhe kryeministri Kurti do të mbajnë fjalë rasti.
Në ora 09:30, Peja Peace Forum organizon në Pejë një tryezë të rrumbullakët për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001.
Në 09:40, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me deputetët e PDK-së do të bëjnë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit në ShBA.
Ndërkaq, në 10:00 delegacioni i Aleancës bën homazhe pranë Memorialit “Kosova Kujton” në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shoqata “Miqtë e Amerikës” në ora 11:00 mban aktivitetin tradicional përkujtimor me rastin e 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.