KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa ka refuzuar certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe. Anëtari i KQZ-së nga LVV, Sami Kurteshi është deklaruar kundër certifikimit të Listës Serbe. “Unë jam kundër te certifikimit të Listës Serbe bashkë me kanditatët

dhjetor 10, 2025 - 18:30
 0
KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit
KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa ka refuzuar certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe. Anëtari i KQZ-së nga LVV, Sami Kurteshi është deklaruar kundër certifikimit të Listës Serbe.

“Unë jam kundër te certifikimit të Listës Serbe bashkë me kanditatët e tij”, tha ai.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi për numrin e personave që votuan për dhe kundër

“Për tre, kunder dy gjashtë abstenim. Atëherë refuzohet certifikimi i listës së kandidatëve të Listës Serbe”, ka thënë ai.

Për certifikimin e Listës Serbe, Vetëvendosja votuan kundër, abstenuan PDK, LDK, AAK edhe 2 anëtarët nga komunitetet joserbe.