Krah i reperit të njohur, zbulohet partneri misterioz i Baby G me të cilin artistja po pret fëmijë
Fotografitë buzë detit, barku i rrumbullakosur dhe dedikimi për djalin që po vjen në jetë! Kështu Baby G zbuloi se së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Por, bashkë me urimet, erdhi edhe pyetja që ajo la pa përgjigje direkt: kush ës...


Fotografitë buzë detit, barku i rrumbullakosur dhe dedikimi për djalin që po vjen në jetë! Kështu Baby G zbuloi se së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Por, bashkë me urimet, erdhi edhe pyetja që ajo la pa përgjigje direkt: kush është partneri i saj?
Më pas, ish-banorja e Big Brother VIP Albania publikoi një video romantike, ku shfaqet pranë mashkullit që i prek barkun. Gjithçka në errësirë, pa zbuluar fytyrën e tij!
Sipas, Prive By LS ka arritur të mësojë më shumë mbi identitetin e personit misterioz!
Ai është Desard Taku, fotograf dhe videograf, i njohur veçanërisht për bashkëpunimin me reperin Noizy, me të cilin Baby G ka një miqësi të gjatë që nga fillimet e karrierës.
E sipas informacioneve të Prive By LS, lidhja e tyre nuk është aspak e re! Desardi ka qenë pranë Baby G edhe përpara hyrjes së saj në Big Brother VIP, por edhe pas përfundimit të eksperiencës televizive.
Pra, ndërsa për publikun jeta sentimentale e këngëtares mbeti një mister, historia e tyre e dashurisë kishte nisur shumë përpara lajmit të shtatzënisë!
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.