Krasniqi: Nuk e fshiva postimin për Gani Gecin nga frika, nuk jam kërcënuar

Dardan Krasniqi ka folur për tërheqjen e një postimi të tij ku përmendej Gani Geci, duke mohuar se vendimi ishte rezultat i ndonjë kërcënimi apo presioni. Duke folur në “Kosova Live” në T7, Krasniqi tha se postimin e ka larguar për arsye nj...

shtator 22, 2026 - 15:30
Krasniqi: Nuk e fshiva postimin për Gani Gecin nga frika, nuk jam kërcënuar

Dardan Krasniqi ka folur për tërheqjen e një postimi të tij ku përmendej Gani Geci, duke mohuar se vendimi ishte rezultat i ndonjë kërcënimi apo presioni.

Duke folur në “Kosova Live” në T7, Krasniqi tha se postimin e ka larguar për arsye njerëzore dhe për dinjitetin e tij.

“Kjo as s’ka pas me kërcënim, absolutisht. As nuk i nënshtrohem kërcënimit, as presionit. As nuk ka pas kërcënim ndaj meje, as presion ndaj meje, nga askush hiç”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se kushdo që pretendon se i ka kërkuar ta largojë postimin, mund të dalë publikisht.

“Dardanin, e dardanat tjerë, munen me i vra, po me i kërcënu e me i frigu prej të vërtetës s’mundet kërkush”, deklaroi ai.

Krasniqi tregoi edhe se pas tërheqjes së postimit kishte marrë një mesazh nga djali i Gani Gecit.

“Ka ora 4/5, më ka shënu edhe djali i Ganisë, i cili ka qenë shumë korrekt: ‘Të falënderoj që e ke tërheq postimin, gjeje postimin e plotë, posto për neve s’është problem’”, tha Krasniqi.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.