“Krenar që nuk dorëzova asnjë serb në Hagë”, Partia Progresive Serbe kandidon Vuçiçin për kryeministër
Partia Progresive Serbe, SNS propozoi njëzëri Aleksandër Vuçiçin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, duke i dhënë atij edhe rolin e bartësit të listës zgjedhore “Vuçiç – Serbia e Bashkuar”. Vendimi u ...
Partia Progresive Serbe, SNS propozoi njëzëri Aleksandër Vuçiçin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, duke i dhënë atij edhe rolin e bartësit të listës zgjedhore “Vuçiç – Serbia e Bashkuar”.
Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të SNS-së në Nish. Në fjalën e tij, Vuçiç u ndal gjatë te çështja e Kosovës, e cila mbetet një prej temave kryesore të diskursit politik në Serbi. Duke bërë bilancin e viteve të qeverisjes së SNS-së, kreu i shtetit serb pranoi se partia ka bërë gabime, por këmbënguli se ajo, sipas tij, mbetet forca politike që mbron më me përgjegjësi interesat kombëtare serbe.
Në këtë kontekst, presidenti serb kritikoi qeveritë e mëparshme për zhvillimet që çuan fillimisht në shpalljen e pavarësisë së Malit të Zi dhe më pas në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, të cilën e cilësoi si një nga zhvillimet që, sipas tij, u shoqërua me pasoja të rënda për komunitetin serb. Një pjesë e rëndësishme e fjalimit iu kushtua edhe institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë, veçanërisht Gjykatës së Hagës.
“Kam marrë urdhra detyrues për arrestimin e radikalëve, për arrestimin e Sheshelit. Jam krenar që nuk kam dorëzuar asnjë serb në Hagë. Jam krenar dhe eci me kokën lart në këtë vend për këtë. I përballova të gjitha presionet”, deklaroi Vuçiç, i cituar nga mediat serbe, teksa duket se ka përsëritur edhe një herë se “Serbia nuk mund të pranojë një kompromis që nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
The post “Krenar që nuk dorëzova asnjë serb në Hagë”, Partia Progresive Serbe kandidon Vuçiçin për kryeministër appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.