Kroacia blen 18 sisteme raketore
Muajin e kaluar, Kroacia nënshkroi kontrata me kompaninë koreano-jugore Hanwha Aerospace për blerjen e 18 sistemeve raketore vetëlëvizëse Chunmoo K239. Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, tha sot në një konferencë për sh...
Muajin e kaluar, Kroacia nënshkroi kontrata me kompaninë koreano-jugore Hanwha Aerospace për blerjen e 18 sistemeve raketore vetëlëvizëse Chunmoo K239.
Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, tha sot në një konferencë për shtyp në Zagreb, se blerja e 18 sistemeve raketore vetëlëvizëse Chunmoo K239 është një rezultat konkret i bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore kroato-koreane.
“Kroacia po blen gjithashtu sisteme moderne raketore-artilerie Chunmoo nga Koreja, ndaj kemi rezultate shumë konkrete të marrëdhënieve tona miqësore dhe bashkëpunimit,” tha Jandrokoviq në konferencën për shtyp me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Koresë Jugore, Choom Jeong-sik.
Blerja e këtyre sistemeve raketore me lëshim të shumëfishtë nga Koreja e Jugut vlerësohet në 435,2 milionë euro (pa TVSH) dhe Hanwha Aerospace pritet t’i dorëzojë ato deri në vitin 2029.
Bëhet fjalë për të njëjtin lloj sistemesh që janë blerë tashmë nga Norvegjia, Estonia dhe Polonia, ku kjo e fundit prodhon gjithashtu raketa për këtë sistem.
The post Kroacia blen 18 sisteme raketore appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.