Kroacia rrit pensionet për mbi 200 mijë veteranë
Qeveria e Kroacisë ka njoftuar rritjen e pensioneve për më shumë se 200 mijë veteranë, policë, ushtarakë dhe përfitues të tjerë, në kuadër të ndryshimeve të reja ligjore që do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027. Lajmi u bë i ditur nga kryemin...
Qeveria e Kroacisë ka njoftuar rritjen e pensioneve për më shumë se 200 mijë veteranë, policë, ushtarakë dhe përfitues të tjerë, në kuadër të ndryshimeve të reja ligjore që do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Andrej Plenkoviq gjatë shënimit të Ditës së Fitores dhe 31-vjetorit të operacionit “Stuhia” në Knin.
Ministri i Çështjeve të Veteranëve, Tomo Medved, tha se ndryshimet do të përfshijnë gjithsej 210.304 përfitues, ose rreth 76 për qind të veteranëve kroatë dhe familjeve të tyre që marrin pensione.
Sipas tij, ligjet e reja do të shfuqizojnë edhe uljen e pensioneve të zbatuar në vitin 2002.
Për zbatimin e këtyre ndryshimeve, shteti kroat do të ndajë 88.5 milionë euro shtesë në vit, ndërsa kostoja totale e rritjes së pensioneve pritet të arrijë rreth 100 milionë euro në vit.
The post Kroacia rrit pensionet për mbi 200 mijë veteranë appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.