Kronika e zezë në Pollog: Arrestime për dhunë familjare, fëmija kafshohet nga qeni, raportohet edhe një viktimë pa shenja jete
Policia ka regjistruar disa raste të ndryshme në rajonin e Pollogut gjatë datave 8 dhe 9 nëntor 2026, përfshirë arrestime për dhunë familjare, drejtim automjeti në kundërshtim me ndalesën aktive, sulm ndaj një fëmije nga një qen dhe një ras...
Policia ka regjistruar disa raste të ndryshme në rajonin e Pollogut gjatë datave 8 dhe 9 nëntor 2026, përfshirë arrestime për dhunë familjare, drejtim automjeti në kundërshtim me ndalesën aktive, sulm ndaj një fëmije nga një qen dhe një rast të vdekjes së një 37-vjeçari në Tetovë.
Arrestohet 22-vjeçari nga Shkupi, drejtonte automjetin me ndalesë aktive
Më 8 nëntor, në orën 10:30, në fshatin Siriçinë të Tetovës, policia nga Stacioni Policor i Jegunocit ka privuar nga liria N.A. (22) nga Shkupi. Gjatë një kontrolli në trafik, është ndaluar automjeti „Fiat“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte 22-vjeçari. Kontrolli ka konstatuar se ai kishte drejtuar automjetin pavarësisht ndalesës aktive për drejtim. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Tetovë
Më 8 nëntor, në orën 16:35, në SPB Tetovë është raportuar se në Repartin Intern të Spitalit Klinik të Tetovës është sjellë F.S. (37) nga Tetova, pa shenja jete. Mjeku ka konstatuar vdekjen, pa shenja të dukshme dhune. Është kryer këqyrja në vendngjarje, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion.
35-vjeçari në Gostivar sulmon fizikisht prindërit, arrestohet
Në orën 17:35, në Departamentin Policor të Gostivarit, është privuar nga liria H.D. (35) nga Gostivari. Sipas denoncimit të babait të tij 70-vjeçar, rreth orës 16:30, në shtëpinë familjare, pas një debati paraprak, 35-vjeçari kishte sulmuar fizikisht babanë dhe nënën e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.
Qeni kafshon një shtatëvjeçar në Tetovë
Më 8 nëntor, në orën 19:50, A.A. (45) nga Tetova ka denoncuar në polici se rreth orës 16:45, në parkun pranë „Xhamisë së Larme“, djali i tij shtatëvjeçar është kafshuar nga një qen në pronësi të një personi me inicialet A.A. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Arrestohet 24-vjeçari, dyshohet se sulmoi fizikisht nënën
Në orën 23:20, në një fshat të Tetovës, policia ka privuar nga liria P.A. (24), pas një denoncimi të bërë nga nëna e tij 49-vjeçare, e cila ka raportuar se i biri e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare, pas një debati paraprak. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Raportohet sulm fizik në një banesë në Gostivar
Ndërkaq, më 9 nëntor, në orën 05:20, në Departamentin Policor të Gostivarit, L.O. (43) nga fshati Gradec ka denoncuar se rreth orës 04:00, në një banesë në Gostivar, pas një debati paraprak, është sulmuar fizikisht nga F.O. Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Rastet janë bërë të ditura përmes buletinit policor të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Flaka Media
The post Kronika e zezë në Pollog: Arrestime për dhunë familjare, fëmija kafshohet nga qeni, raportohet edhe një viktimë pa shenja jete appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.