Kronikë e zezë në Pollog: Arrestime, shoferë të rrezikshëm, sulme dhe kërcënime

Policia ka regjistruar disa raste në rajonin e Pollogut gjatë 2 dhe 3 nëntorit, përfshirë arrestime, drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, sulme fizike, kërcënime dhe një zjarr në fshatin Sllatinë të Tetovës. Më 2 nëntor, në orë...

Nëntor 3, 2026 - 14:00
Kronikë e zezë në Pollog: Arrestime, shoferë të rrezikshëm, sulme dhe kërcënime

Policia ka regjistruar disa raste në rajonin e Pollogut gjatë 2 dhe 3 nëntorit, përfshirë arrestime, drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, sulme fizike, kërcënime dhe një zjarr në fshatin Sllatinë të Tetovës.

Më 2 nëntor, në orën 11:50, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Çegran kanë arrestuar një 68-vjeçar nga ky fshat, me inicialet Z.S., i cili kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg për një vepër penale sipas nenit 284-a të Kodit Penal. Pas arrestimit, ai është dërguar në Burgun e Tetovës për vuajtjen e dënimit.

Po të njëjtën ditë, në orën 14:40, në fshatin Zhilcë të Tetovës, policia ka privuar nga liria një 22-vjeçar nga fshati Gërçec i Shkupit. Gjatë një kontrolli në trafik, ai është ndaluar duke drejtuar një automjet transportues „Citroen“ me targa të Shkupit, ndonëse kishte ndalesë aktive për drejtimin e automjeteve motorike. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Ndërkohë, në fshatin Debresh të Gostivarit, në orën 14:15, policia ka arrestuar një 45-vjeçar me inicialet E.M., pasi gjatë këqyrjes së një aksidenti trafiku ku ai ishte përfshirë me automjetin „Ford“ me targa të Gostivarit, është konstatuar se kishte drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Matjet kanë treguar 1,58 promilë alkool në gjak.

Një rast tjetër është raportuar në Gostivar, ku një 33-vjeçare ka denoncuar se në barnatoren e saj, gjatë orarit të punës, një person femër kishte marrë produkte kozmetike dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

Në Tetovë, një grua 40-vjeçare ka denoncuar se djali i saj i mitur, nxënës në një shkollë fillore, ishte sulmuar fizikisht nga mësuesja e tij. Denoncimi është bërë më 2 nëntor, në orën 17:20, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Po ashtu, në orën 18:00, një 34-vjeçare nga Tetova ka denoncuar ish-partnerin e saj 30-vjeçar nga Shkupi, i cili, sipas denoncimit, e kishte përcjellë dhe kërcënuar, duke mos respektuar vendimin e Gjykatës Themelore të Tetovës për masat mbrojtëse. Pas dokumentimit të plotë, ndaj tij do të pasojë kallëzim përkatës.

Ndërkaq, në orët e hershme të mëngjesit të 3 nëntorit, në orën 04:35, është raportuar zjarr në një shtyllë elektrike në fshatin Sllatinë të Tetovës. Nga zjarri është djegur një orman shpërndarës me matës elektrikë. Zjarrfikësit e Tetovës kanë ndërhyrë dhe e kanë lokalizuar plotësisht zjarrin. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia njofton se po vazhdon me dokumentimin dhe zbardhjen e rasteve të raportuara.

Arrestohet 68-vjeçari nga Çegrani, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

Policia ka arrestuar një 68-vjeçar nga fshati Çegran, i cili kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg.

„Më 02.11.2026, në ora 11:50, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Çegran kanë arrestuar personin Z.S. (68) nga fshati Çegran. Ai kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 284-a të Kodit Penal“, njofton Policia e Gostivarit.

Pas arrestimit, personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Korrektues – Burgun e Tetovës, për vuajtjen e dënimit me burg. Gazeta Flaka

The post Kronikë e zezë në Pollog: Arrestime, shoferë të rrezikshëm, sulme dhe kërcënime appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.