Kryeparlamentarja Haxhiu vizitë në Shkupç, pritje me ceremoni shtetërore

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Në kuadër ...

tetor 27, 2026 - 12:01
Kryeparlamentarja Haxhiu vizitë në Shkupç, pritje me ceremoni shtetërore

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Në kuadër të vizitës, Kryetarja Haxhiu do të zhvillojë takim bilateral me Kryetarin Gashi, si dhe takime me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe me Kryeministrin Hristijan Mickoski.
Ajo do të takohet edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare, ndërsa programi i vizitës përfshin edhe vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor.(INA)


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.