Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në orën 11:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të shqyrtohen procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme, si dhe të përcaktohet rendi i ditës për seancën e ardhshme plenare. Në kuadër të përgatitjeve për seanc...

tetor 19, 2026 - 10:00
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në orën 11:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të shqyrtohen procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme, si dhe të përcaktohet rendi i ditës për seancën e ardhshme plenare.

Në kuadër të përgatitjeve për seancën plenare, anëtarët e kryesisë pritet të shqyrtojnë disa pika, duke përfshirë miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Një nga çështjet kryesore të rendit të ditës është formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Komisioni do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë.Po ashtu, në rend dite është edhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Në fund të mbledhjes, Kryesia do të shqyrtojë edhe propozimet dhe kërkesat e paraqitura.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.