Kryesia e Kuvendit me një përfaqësues në grupin punues për apelimin e vendimit të Hagës, Haxhiu ndan detaje
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për themelimin e grupit punues, që do të trajtojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e UÇK-së, në betejën në Apel. Përmes një njoftimi, H...
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për themelimin e grupit punues, që do të trajtojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e UÇK-së, në betejën në Apel.
Përmes një njoftimi, Haxhiu ka bërë me dije se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, do të propozohet një përfaqësues i këtij organi, për t’u bërë pjesë e grupit punues.
“Aktgjykimi i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe i pasaktë. Në këtë fazë, është thelbësore që procesi në Apel të mbështetet nga një strategji e përbashkët shtetërore, me angazhim të koordinuar dhe mbështetje të plotë institucionale” shkroi Haxhiu.
Paraprakisht, kryeministri Albin Kurti njoftoi se kryesues i këtij grupi do të jetë Glauk Konjufca.
Ky është postimi i plotë i kryetares së Kuvendit:
Mirëpres vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues, i cili do të bashkërendojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e UÇK-së në procesin e Apelit.
Aktgjykimi i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe i pasaktë. Në këtë fazë, është thelbësore që procesi në Apel të mbështetet nga një strategji e përbashkët shtetërore, me angazhim të koordinuar dhe mbështetje të plotë institucionale.
Kuvendi do të jetë pjesë e këtij angazhimi. Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, do të propozojmë delegimin e një përfaqësuesi të Kryesisë në këtë Grup Punues, në funksion të kontributit institucional për një mbrojtje sa më të mirë në procesin e Apelit.
Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare. Kjo e vërtetë do të vazhdojë të thuhet dhe të mbrohet gjithmonë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.