Kryetari i Gazi Babës merr vendim: Çdo të hënë mësimi do të fillojë me këndimin e himnit maqedonas
Çdo të hënë, mësimi në shkollat fillore në territorin e Komunës së Gazi Babës do të fillojë me këndimin e himnit të Republikës së Maqedonisë, ka shkrur në profilin, tij në facebok, kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski e që rrj...
Çdo të hënë, mësimi në shkollat fillore në territorin e Komunës së Gazi Babës do të fillojë me këndimin e himnit të Republikës së Maqedonisë, ka shkrur në profilin, tij në facebok, kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski e që rrjedhimisht i bie që hihmni maqedonas të këndohet dhe nga nxëxnësit shqiptarë në shkollat shqipe në këtë komunë, shkruan InfoShqip.
Stefkovski njofton se ka marrë këtë vendim për të kujtuar përkatësinë etnike, por duke i përjashtuar haptazi shqiptarët të cilët do të detyrohen të këndojnë himnin maqedonas në klasat e tyre çdo filim jave
Stevkoksvi thotë se ‘’Himni nuk është vetëm një këngë. Është simbol i lirisë sonë, shtetësisë, historisë dhe sakrificës së brezave që luftuan për një Maqedoni të pavarur dhe sovrane’’.
Përmes arsimit, shkruan Stevkosvki, i mësojmë fëmijët si të respektojnë atdheun e tyre përmess simboleve kombëtrare por që nuk i përmend fare simbolet kombëtare të shqiptarëve, himnin, flamurin dhe gjuhën.
Përmes arsimit, ne ndërtojmë njohuritë dhe të ardhmen e fëmijëve, por në të njëjtën kohë i mësojmë ata të respektojnë atdheun e tyre, simbolet e tij kombëtare dhe vlerat që na bashkojnë si popull’’, thekson kryetari Gazi Babës, Boban Stevkosvki.
Stefvkosvki thotë se ‘’Dashuria për Maqedoninë krijohet dhe kultivohet që në moshë të vogël – në familje, në shkollë dhe në jetën e përditshme’’.
‘’Me këtë vendim, ne ndërtojmë një ndjenjë përkatësie, bashkimi, dinjiteti dhe respekti për vendin. Le të jetë çdo fillim i ri i javës shkollore i mbushur me krenari, respekt dhe dashuri për atdheun tonë të vetëm! MAQEDONIA ËSHTË GJITHÇKA QË KEMI’’, përfundon njoftimin Boban Stevkovski
The post Kryetari i Gazi Babës merr vendim: Çdo të hënë mësimi do të fillojë me këndimin e himnit maqedonas appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.