Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi për vizitë në Manastir

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot do të vizitojë Manastirin. Siç njofton shërbimi parlamentar për media, Gashi do të takohet me kryetarin e komunës së Manastirit, Toni Konjanovski. Kryeparlamentari gjatë qëndrimit në Manastir do të vizitojë edhe Muzeun e Alfabetit Shqip. Gashi do të vizitojë edhe zyrat e Kuvendit për kontakt me qytetarët, i shoqëruar […]

Mars 14, 2025 - 11:00
 0  4
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi për vizitë në Manastir

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot do të vizitojë Manastirin.

Siç njofton shërbimi parlamentar për media, Gashi do të takohet me kryetarin e komunës së Manastirit, Toni Konjanovski.

Kryeparlamentari gjatë qëndrimit në Manastir do të vizitojë edhe Muzeun e Alfabetit Shqip.

Gashi do të vizitojë edhe zyrat e Kuvendit për kontakt me qytetarët, i shoqëruar nga kryetari dhe deputetët e Manastirit.