KSHZ i rrëzon VMRO-DPMNE-së kundërshtimin për votimin në Çellopek

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka refuzuar kundërshtimin e VMRO-DPMNE-së për anulimin e votimit në vendvotimin 2038 në fshatin Çellopek të Bërvenicës. Në këtë vendvotim, kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji, kishte marrë 391 vota, ndër...

Nëntor 5, 2026 - 20:01
KSHZ i rrëzon VMRO-DPMNE-së kundërshtimin për votimin në Çellopek

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka refuzuar kundërshtimin e VMRO-DPMNE-së për anulimin e votimit në vendvotimin 2038 në fshatin Çellopek të Bërvenicës.
Në këtë vendvotim, kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji, kishte marrë 391 vota, ndërsa kandidati i VMRO-së, Stojanço Radiçevski, vetëm 13.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Bërvenicës, Jahiji fitoi me gjithsej 4.442 vota, përballë 4.177 votave të Radiçevskit, duke siguruar epërsi prej 265 votash.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.