Kujdes në aksin Gostivar–Strazhë, punimet ndryshojnë qarkullimin e automjeteve

Në aksin rrugor Gostivar–Strazhë vazhdojnë punimet për rehabilitimin e urës nr. 7, “Viadukt Dol”, për çka është vendosur regjim i përkohshëm i komunikacionit. Sipas Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë (LAMM), regjimi i ndryshuar do të mbetet në...

shtator 23, 2026 - 12:30
Kujdes në aksin Gostivar–Strazhë, punimet ndryshojnë qarkullimin e automjeteve

Në aksin rrugor Gostivar–Strazhë vazhdojnë punimet për rehabilitimin e urës nr. 7, “Viadukt Dol”, për çka është vendosur regjim i përkohshëm i komunikacionit.

Sipas Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë (LAMM), regjimi i ndryshuar do të mbetet në fuqi gjatë zhvillimit të punimeve, të cilat kanë nisur më 14 prill 2026.

Në pjesët e tjera të vendit, komunikacioni po zhvillohet pa pengesa dhe kryesisht në rrugë të thata, ndërsa është shënuar rritje e intensitetit të trafikut jashtë zonave urbane.

Në pikat kufitare nuk raportohen pritje të gjata. LAMM u bën thirrje shoferëve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të kenë kujdes në zonat ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.